Serena Williams po vazhdon të mahnitë fansat me postimet e saj.

Pas dasmës përrallore me Alexis Ohanian, Serena ka postuar një fotografi tejet të ëmbël të vajzës së tyre, Alexis Olympia Ohanian Jr.

Megjithatë edhe diçka ka tërhequr vëmendjen e fansave, e ajo është unaza goxha e madhe e martesës.

Williams dhe Ohanian janë kurorëzuar javën e kaluar në një dasmë madhështore në New Orleans.

Image