Republika e Maqedonisë si vend i cili pret të kyçet në Bashkimin Evropian gjendet në fazë të harmonizimit të legjislacionit të saj me atë evropian dhe të gjitha normat ligjore, posaçërisht ato nga sfera e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Këtë e theksoi koordinatori kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe emigracion ilegal Magdalena Nestorovska sot në Shkup në hapjen e Seminarit ndërkombëtar për praktikë të mirë për etablimin e skemës shtetërore për kompensim të viktimave të tregtisë me njerëz.

Sipas saj, theks i posaçëm duhet të vendoset në vetë viktimën e trafikimit me njerëz, ndërsa organet shtetërore të bëjnë gjithçka që munden që ajo t’i tejkalojë pasojat të cilat janë të shkaktuara nga ajo.

“Nevoja për vendosje të fondit për dëmshpërblim të viktimave në Maqedoni edhe krahas asaj që del nga dokumentet e nënshkruara dhe ratifikuara, njëherit imponohet si domosdoshmëri të cilën si shtet vetëm e kemi paraparë, por edhe si domosdoshmëri të cilën Komisioni kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz tashmë një periudhë më të gjatë kohore e ka konstatuan”, tha Nestorovska.

Theksoi se nevojitet të miratohet zgjidhje e posaçme ligjore e cila do ta rregullojë dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit me njerëz.

E drejta e kompensimit, siç shtoi, përveç që e lehtëson riintegrimin e viktimës ka edhe funksion parandalues për shkak të faktit që parandalon ajo të gjendet në situatë të pasigurt dhe detyrimi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe sërish të bëhet viktimë e krimit.

Qëllimi i seminarit është që përmes sigurimit të diskutimit të përbashkët të palëve të prekura, nga pushteti dhe sektori joqeveritar, të prezantohen modelet e skemave shtetërore për dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit me njerëz ose ato që janë krijuar në mënyrë speciale për to dhe të vlerësohen dobësitë dhe palët pozitive të modeleve të ndryshme të skemave shtetërore për dëmshpërblim të viktimave të trafikimit me njerëz.

Seminari mbështetet nga “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, kornizë programore për bashkëpunim të BE dhe Këshillit të Evropës, i bashkëfinancuar nga BE dhe Këshilli i Evropës, si dhe i zbatuar nga KE-ja.