Kjo Selena nuk e ndan dot mendjen mesa duket. Pas ndarjes së bujshme nga Abel, apo i njohur ndryshe si The Weeknd, ajo u rikthye me ishin e saj Justin Bieber. Por tani ajo ka pëlqyer një foto të Abelit në Instagram dhe të gjithe filluan përsëri nga dilemat.

Rikthimin dhe ndarjen Ajo nuk e ka pranuar ende publikisht, ndërsa me veprimet e saj po vijon të nxisë dyshime. Abel publikoi një foto ku uronte për ditëlindje mikut të tij French Montana.

Mes njerëzve të shumtë që kishin pëlqyer foton ishte dhe Selena Gomez, që tregon se dy këngëtarët janë ende miq në rrjetet sociale.

The Weeknd nuk ndjek më në Instagram mamanë, miken e ngushtë dhe asistenten e Selenës, por duket se e ka pasur shumë të vështirë që të bëjë “unfollow” vetë këngëtaren.