Kryetari i Aleancës për shqiptarët z.Ziadin Sela realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z.Thomas Gerberih.

Në takim është biseduar për tema politike me interes reciprok, me theks të veçantë procesin integrues të vendit, rëndësinë e stabilitetit në vend dhe rajon, zgjedhjet lokale, rëndësinë e inicimit të reformave në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. z.Sela në takim ka shprehur përcaktimin e palëkundur të Aleancës për shqiptarët në drejtim të realizimit të pritshmërive të qytetarëve në lidhje me çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me: reformat në sistemin gjyqësor, barazinë e plotë të të gjithë qytetarëve, angazhimin për demokraci të mirëfilltë dhe progesin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër Ambasadori Gerberih ka përgëzuar z.Sela për kontributin e gjithëmbarshëm të tij në këtë proces, duke shprehur mbështetje të parezervë për përcaktimet e Aleancës për shqiptarët. Më tej, Ambasadori Gerberih ka theksuar rëndësinë e kthimit të vëmendjes në agjendën euro-integruese të vendit. Kryetari Sela në takim është përcjellur nga ana e nënkryetarit të partisë z.Agon Ferati, ndërsa pritet që të realizohen takime edhe me përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe BE-së!