Dy deputetët e LR-PDSH, Ziadin Sela dhe Syrija Rushiti sot u larguan nga seanca e 22 e Kuvendit të Maqedonisë ku votohet për Prokurorin e ri Publik dhe ligjet reformuese. Sot, Sela dhe Rushiti, nuk dhanë përkrahjen e tyre për Ligjin për dëshmitar të mbrojtur, atë për Këshill Gjyqësor, ligjin për vërtetim të fakteve si dhe rendin e ditës për zgjedhjen e Prokurit të ri Republikan. Të gjitha këto ligje ishin detektuar si urgjente nga Brukseli dhe cilësohen si të patjetërsueshme për të marrë raport pozitiv nga Bashkimi Evropian. Pa votat e Selës dhe Rushitit nga LR PDSH u miratua rendi i ditës për ligjet reformuese dhe me gjasë edhe do votohen gjatë seancës së sotme të Kuvendit.