Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela, i shoqëruar nga nënkryetari Agon Ferati, realizuan takim pune me përgjegjësin e BE-së për Balkanin perëndimor Antun Herceg dhe këshilltarin politik të zyrës së BE-së në Shkup Tibor Varady.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, zhvillimet e fundit në vend dhe sfidat e Maqedonisë dhe të rajonit, në rrugëtimin euro-integrues.

Por siç është paralajmëruar nga burime pranë Qeverisë, kryeministri Zaev sonte do të zhvillojë takime me Ziadin Selën për të sqaruar pozicionet rreth Qeverisë dhe mundësinë e këmbimit të resoreve ministrore.