Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ndodhet në SHBA. Kjo u bë e ditur nga informacioni zyrtar i ASH, i cili do të qendrojë disa dite, ku do të takojë përfaqesues të lidhjes Shqiptaro-Amerikane dhe zyrtar të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

Por gjithashtu mësohet se kjo vizitë e tij ka të bëjë edhe me kryerjen e disa kontrollove shëndetësore në një spital Amerikan për gjendjen e tij shëndetësore.

Natën e 27 prillit, kur Sela u sulmua dhe u rrah brutalisht nga huliganë maqedonas në një  sulm të organizuar me synimin për ta vrarë, ai mori goditje “vdekjeprurëse” në pjesën e kokës duke i shkaktuar hematoma të mëdha në pjesën e trurit, dhe duke i lënë pasoja në shëndetin e tij të cilat kohë pas kohë i krijojnë vështërsi dhe të njejtat duhet të kurohen dhe trajtohen për një kohë më të gjatë, thonë burime të afërta për INA.