Aleanca për Shqiptarët sot ka goditur të gjithë mediat që kanë shkruar se “Ziadin Sela nuk ka votuar ligjet reformuese” duke i quajtur “Kazan mediatik”. Termi “Kazani Meditaik”   është përdorur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për mediat që kanë qenë kundër politikave të tij për një Shqipëri Evropiane e jo për një Shqipëri droge.

Sot dy deputetët e ASH-së, Ziadin Sela dhe Syrija Rushiti u larguan nga seanca e 22 e Kuvendit të Maqedonisë ku votohet për Prokurorin e ri Publik dhe ligjet reformuese. Sot, Sela dhe Rushiti, nuk dhanë përkrahjen e tyre për Ligjin për dëshmitar të mbrojtur, atë për Këshill Gjyqësor, ligjin për vërtetim të fakteve si dhe rendin e ditës për zgjedhjen e Prokurit të ri Republikan. Të gjitha këto ligje ishin detektuar si urgjente nga Brukseli dhe cilësohen si të patjetërsueshme për të marrë raport pozitiv nga Bashkimi Evropian. Pa votat e Selës dhe Rushitit nga LR PDSH u miratua rendi i ditës për ligjet reformuese dhe me gjasë edhe do votohen gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Nga ASh-ja e Selës thonë se Sela sot nga Kuvendi direkt ka shkuar në Aeroport dhe ka arritur në kohë për të kapur fluturimin fal intervenimit të Kryetarit të Kuvendit i cili ka siguruar përcjellje të policisë me qëllim të arritjes në kohë pasiqë më parë Talat Xhaferi e kishte lutur Selën që të qëndroj në Kuvend për të votuar rendin e ditës meqë nuk ka pasur kuorum,për udhëtimin e tij në ShBA Sela e kishte njoftuar Kuvendin shumë më herët,prandaj shpekulimet e disa portaleve lidhur me votimin e sotëm në Kuvendë janë shpekulime të dala nga ,,kazani mediatik” me tendencë dhe qëllimkqija./TetovaSot/