Policia e Malit të Zi ka sekuestruar 33 kilogramë marijuanë në kufirin me Shqipërinë. Sipas mediave malazeze, lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga një person shqiptar me anë të një mushke.

Trafikanti pasi ka parë policët ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij.

Bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet në lidhje me rastin.