Ornella Muti është një ndër aktoret ikonë të kinematografisë italiane dhe është konsideruar seks simbol për një kohë të gjatë. Pavarësisht kësaj, në një intervistë aktorja ka pohuar, se fama e ka privuar nga seksi në jetën private.

“Seksi është një ndër gjërat që dëshiroj më pak në këtë botë. Sepse në fund të fundit, burrave nuk u intereson fare mënyra, se si dëshiron të bësh dashuri”, shprehet ajo.

Deklarata të tilla duken shumë shokuese, po të kihet parasysh personi që i thotë, duke ditur se edhe pas shumë vitesh ka mbetur ikonë e bukurisë dhe e tërheqjes fizike.