Shtypi është ndalur shpesh te finesa e Victoria Beckham. Bashkëshortja e ish-futbollistit David Beckham ka qenë gjithnjë e gatshme të flasë mbi këtë argument, por së fundi ka ironizuar me masat veçanërisht ekstreme që ka marrë për të ruajtur këto linja.

Për shembull, çdo mëngjes ajo konsumon ujë me uthull molle pa ngrënë ende asgjë tjetër, për të eliminuar kështu toksinat dhe për të përshpejtuar metabolizmin. Dieta e saj e përditshme konsiston në konsumimin e disa perimeve në mëngjes, drithërave organike dhe frutave të kuqe. Në drekë dhe në darkë ajo rezervon një pjesë të vogël të mbushur me proteina, zakonisht peshk dhe sallatë.

Së fundi, Ëolfgang Puck, një shef i mirënjohur kuzhine, ka zbuluar se Victoria është klientja e saj dhe njëra nga më perfektet. Por çfarë porosit kur futet në restorantin e tij në Los Angeles? Vetëm spinaq të gatuar në avull, ose perime të tjera.

Puck është i famshëm nga fakti se ka gatuar 22 vite më parë me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”. Shefi i shquar ka thënë më tej se Victoria është e pasjellshme me klientët e tjerë, ndërsa bashkëshorti i saj David është tejet miqësor dhe preferon shumë të shkëmbejë ndonjë batutë me ta.

Shefi në fjalë ka qenë në krye të shërbimit katering edhe në festën që dyshja e famshme organizoi kur David nisi të luante në MLS me Los Angeles Galaxy. “Ajo është disi e sertë, kërkon që gjithçka rreth saj të jetë e qetë dhe nuk dëshiron të flasë me asnjë tjetër, – ka thënë Puck. – Zakonisht preferon të konsumojë spinaq me pak kripë”.