Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një intervistë në Express ka folur për zgjedhjet lokale në Prishtinë duke thënë se është vonuar publikimi i rezultateve dhe beteja për Prishtinën ka përfunduar dje.

”KQZ është dashur t’i shpallë deri tani rezultatet. Beteja ka përfunduar dje. Dëshiroj dhe uroj që të dëgjojnë fjalën e kryetarit dhe të kuptojnë që Prishtina ka një kryetar që dëshiron të bashkojë dhe jo të ndajë”, tha ai.Sejdiu gjithashtu, duke komentuar ankesat e LDK-së për rinumërim tha se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi që siç shtoi ai ata duhet të ruajnë dinjitetin.

”Mund t’i drejtohen kujt të duan, ata duhet të ruajnë një trohë dinjitet”, shtoi ai.Gjithashtu, nënkryetari i Vetëvendosjes ka shtuar se të gjithë kandidatët që ka përkrahur Vetëvendosje në këto zgjedhje lokale kanë fituar.Në anën tjetër sa i përket deklaratave të Blerand Stavilevcit të PDK-së, tha se nuk do të komenton deklarata të liga.”Unë nuk dua të jap asnjë koment rreth konferencës për shtyp që ndodhi sepse është e ultë dhe e ligë, nuk më takon të komentoj asi konferenca. Nuk kam çka t’i them është momenti më i ultë dhe më i lig i një djali të ri të Prishtinës”, pohoi Sejdiu.