Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e 35-të tematike, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për Kontributin për progresin e realizuar të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet bazë për përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin në procesin e integrimit  të vendit në BE.

Siç kumtoi shërbimi për informim i qeverisë, seancën do ta udhëheqë  zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Kontributi për progresin e realizuar nga Republika e Maqedonisë, në përputhje me metodologjinë e re të Komisionit Evropian për përgatitjen e raporteve të progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për herë të parë këtë vit përbëhet nga një pyetësor me 1,175 pyetje, që janë përgjegjës nga ana e institucioneve kompetente dhe të rishikuar nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, në rolin e institucionit koordinues në procesin e integrimit evropian të vendit.