Mboprjësi brazilian, Alex Sandro nuk është i lumtur me lojën e skuadrës së tij Juventus

Skuadra italiane, Juventus ka barazuar mbrëmë 1:1 me Sportingun në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një ndeshje jo shumë të mirë.

Këtë e pranon edhe mbrojtësi i majtë brazilian, Alex Sandro, i cili thotë se skuadra e tij duhet të përmirësohet.

“Në pjesën e parë ishim jashtë nivelit tonë. Ne vuajtëm në disa situata dhe pësuam gol në mënyrën që nuk do të duhej”, tha fillimisht Sandro për mediat portugeze.

“Tani na duhet të shikojmë për ndeshjen e ardhshme. Ne duhet të përmirësohemi duke bërë shumë më shumë stërvitje