Paris Saint-Germain është shumë afër transferimit të Alexis Sanchezit nga Arsenali.

Ylli kilian është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe nuk pritet që ta vazhdojë.

Kjo situatë i mundëson Sanchezit që të bisedojë me klube të tjera për një transferim brenda Anglisë ose jashtë ishullit britanik.

Sipas The Mirror, PSG do të provojë me të gjitha forcat e tij që ta fitojë garën për nënshkrimin e Sanchezit duke i mposhtur skuadrat si Manchester City dhe Bayern Munich.

Sipas këtij shkrimi Sanchez do t’i kërkojë klubit parisien pagë prej 350 mijë funte në javë.

E përkthyer në euro, Sanchezit do t’i binte ti marrte plot 20 milionë e 400 mijë euro në vit.