Shtetet e vogla të dëshmojnë transparencë për bashkëpunim ekonomik, të sigurojnë klimë të qëndrueshme dhe të volitshme të biznesit, si dhe të investojnë në arsim dhe inovacione janë një pjesë e rekomandimeve të pjesëmarrësve të Samitit të 6-të të Maqedonia 2025 , që po mbahet sot në Shkup.

Në ditën e parë të samitit ndahen praktikat më të mira në botë dhe mundësitë për modelet më të mira që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomive të vogla.

Sipas kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, edhe pse mbështetja për bashkëpunim rajonal jashtë rajonit është ende e nevojshme, shumë iniciativa vijnë nga vetë aktorët në rajon dhe janë pranuar dhe shndërruar në rajonale.

Ai para pjesëmarrësve të samitit u përqendruar në Planin e Veprimit për fushën ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor. Në fushën rajonale ekonomike nuk  duhet të shihet si një zëvendësim për anëtarësim në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, por si një axhendë për integrimin ekonomik rajonal në përputhje me rregullat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe parimet e BE-së të cilat dalin nga stabilizimi dhe asocimi.

“Implementimi i mundësive gjithëpërfshirëse të nismave të reja në rajon kërkojnë partneritet të fortë në mes të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sektorin privat, organizatat ndërkombëtare dhe donatorët të cilët janë të gatshëm që t’i mbështesin këto procese. Qëllimi i këtyre proceseve është që të japin siguri për më shumë se gjysmë milion kompanitë të cilët punojnë në vendet  e Ballkanin Perëndimor, të njohin se po krijohet një ambienti më i mirë në të cilin mund të rritet, të investojnë, të punësojnë…”,  tha Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev potencoi se Maqedonia është shtet i vogël dhe duhet të niset nga pozitë duke marrë parasysh se ka dy milionë banorë dhe treg të kufizuar. Nëse duam të kemi rritje të BPV-së, kjo do të thotë se në Maqedoni mund t’ kërkojmë rezervat si atë ta rrisim tregun e brendshëm, por duhet t’i kërkojmë rezervat në transparencën tonë ndaj botës dhe orientimit tonë të  eksportit, porositi Angjushev.

Që të sigurohet qëllimi i Qeverisë për rritje ekonomike prej pesë deri në gjashtë për qind, potencoi Angjushev duhet të rritet pjesa aktuale e eksporteve rreth 50 për qind të BPV-së prej rreth në 60 deri në  70 për qind.

Seti i paralajmëruar me masa të reja ekonomike të Qeverisë, sipas Angjushev do të mundësojë që  investuesit e pranishëm, të cilët janë ndërkombëtarisht të njohur dhe kanë performanca të mira në punën në tregun e Maqedonisë, në përputhje me masat e reja, të mbështeten edhe më mirë jo vetëm nga aspekti financiar, por edhe të investimeve të tyre aktuale dhe të ardhshme.

“Programin që e propozuam do të jetë nxitje edhe për kompanitë pas përfundimit të benefiteve 10-vjeçare të mbesin në Maqedoni”, konsideron Angjushev, duke shtuar se asnjë subvencion nga Qeveria nuk do të jetë e mjaftueshme dhe e mirë në qoftë se nuk bëhet shoqëri  pa korrupsioni, në të cilën askush nuk do të ketë nevojë të vijë në Qeveri dhe të dakordohet për ndihmë, por ajo të jetë me automatizëm.