Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer në vëmendjen e publikut denoncimin e një viti më parë, ku tregonte emrat e të gjithë drejtuesve të policisë, të cilët sot dyshohet se janë bashkëpuntorë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Ja çcfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Mbi nomenklaturën e Narkoshtetit të Shqipërisë!

Të dashur miq, Narkoshteti i Shqipërisë ka nomenklaturën e tij, vepër e të cilës është ndërtimi i shtetit të bazuar mbi drogën. Në krye të Narkoshtetit si kryearkitekt, kryegjykatës, kryeprokuror qëndron Noriega i gjithëfuqishëm. Pas tij vijnë narkoministrat me role kryesore, ish ministri, tani i persektutuari politik i drogës, Samir Trafiku dhe pasardhësi i tij, Xhafa i drogës, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku. Pas tyre vijnë 43 narko-deputetët, kumbare dhe ndrikulla të futur në parlament me paratë dhe lidhjet e drogës. Pas tyre vijnë bajlozët lokal të drogës si Don Lalët, Lelët, Subashët, Gjushët, Kokoneshët, Bushët, Rroshët, Peçët, Zotot, Ndokët, Bardhët, Ramët etj etj.

Fill mbrapa vijnë narko-drejtorët e mëdhenj si Ardian Çelët, parëshpëlarësi, prokurorë, gjykatës të kupolës etj etj etj. Por rol po kaq vendimtar në ndërtimin e narko-shtetit në Shqipëri ka patur policia me narko-drejtorët apo baronët me uniformë të saj.

Këtu më poshtë keni një status të publikuar në FB tim më datë 19-8-2016, në të cilin rënditen baronët e Narko-shtetit, elita tij me uniformë, e seleksionuar me super kujdes për origjinën e tyre, ekskluzive nga kryeqytetit europian i kanabisit Tepelena. Këtu më poshtë keni statusin në fjalë, në të cilin shkruhet sa vijon…! sb

“Ja se si Shqipëria përfundoi në Kanabistan!”

Të gjithë drejtuesit, çunat e krimit janë nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Këtu më poshtë keni listën e kanabistëve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, që shndërruan Shqipërinë me sukses të plotë në Kanabistan!

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnjë

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena

19:8:2016