Nuk janë të pakta rastet kur mesazhe të pahijshme vijnë në rrjetet sociale nga njerëz që nuk i njohim. Ka pasur raste kur meshkujt u kanë kërkuar meshkujve marrëdhënie intime dhe ruajtjen e anonimatit, por ky nuk është një rast kaq ekstrem.

Këtë herë bëhet fjalë për këngëtaren Xhesika Ndoja, e cila ka shpërthyer përmes një statusi në Instagram. Ajo tregon ndër të tjera se ka meshkuj që “ia lypin” dhe e pyesin se sa e ka natën, e kjo gjë i ka ardhur në majë të hundës.

Vetë këngëtarja, e cila është edhe nënë e një vajze, kërcënon se do të publikojë çdo mesazh që i vjen. Mos vallë kjo është një taktikë për të rritur çmimin? Apo me të vërtetë i ka ardhur në majë të hundës?