Rusia propozon armëpushim të ri më 28 dhe 29 nëntor në qytetin sirian Guti, i cili ndodhet në zonën e deeskalimit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Руско Министерство за одбрана

Rusia gjithashtu propozoi që kampi i refugjatëve Rukban në Siri të largohet nga zona, i cili është nën kontroll të SHBA-së.

Për nesër në Gjenevë është parashikuar rreth i ri i bisedimeve paqeruajtëse për Sirinë, por Qeveria siriane dërgoi letër deri te Kombet e Bashkuara në të cilën kumtoi se delegacioni i saj sot nuk do të arrijë në Zvicër.

“Qeveria ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në negociata”, deklaroi De Mistura duke theksuar se KB-ja nuk pranon kurrfarë parakushte për pjesëmarrje në negociata, as nga Qeveria, as nga opozita e Sirisë, deklaroi Mistura.

Ai shfaqi pritje se delegacioni i Qeverisë siriane megjithatë do të arrijë në Gjenevë në kohë sa më të shpejtë të mundshme.

Стафан де Мастура

De Mistura paralajmëroi se nesër në Gjenevë do të mbahet mbledhje për Sirinë të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së në iniciativë të Francës, duke shtuar se edhe a i do të marrë pjesë në këtë “takim përgatitor”.

Kongresi për Sirinë, të cilin e mbështet Rusia dhe që duhej të mbahej këtë muaj në Soçi, paraprakisht është shtyrë për në shkurt.

Tubimin, të quajtur Kongresi sirian për dialog nacional, e propozoi presidenti rus Vladimir Putin, por disa grupe opozitare refuzuan të marrin pjesë në të.