Në rritje është numri i personave të cilët vuajnë nga sëmundja e mushkërive opstruktive kronike (SMOK) numri i të cilëve në Maqedoni arrin në 147.000. Rreth pesë deri në dhjetë për qind e popullatës vuan nga SMOK, ndërsa faktor më i madh është pirja e duhanit.

Gjashtëqind raste të reja (rreth 15 për qind) të cilët janë të trajtuar në ambulancë zbulohen në këtë periudhë të vitit. Sivjet 3.587 janë kuruar në ambulancë (20 për qind nga të gjitha kontrollet) dhe ka 654 të hospitalizuar (që paraqet 42 për qind nga të gjithë pacientët e hospitalizuar).

Drejtori i Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji Dejan Dikiq sot në konferencë për shtyp në prag të shënimit me sukses të Ditës Botërore të SMOK, tha se infektimet dhe ndotja e ajrit janë më të shpeshta në këtë periudhë dhe janë shkak për përkeqësimin e gjendjes së kësaj sëmundje dhe janë për hospitalizim.

Sqaroi se sëmundja është shkaku i katërt për vdekshmëri në botë nga të gjitha sëmundjet me tendencë deri në vitin 2030 të rritet në vend të tretë.

Dr. Gorica Brishkovska nga Klinika tha se është shumë me rëndësi zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe sa më herët të intervenohet, gjasat e pacientëve për jetë më të gjatë dhe më cilësore janë shumë më të mëdha.

Kryetarja e Shoqatës së pulmologëve të Republikës së Maqedonisë, Biserka Kaeva tha se te pacientët me SMOK për shkak të këmbimit jo të rregullt të oksigjenit pëson tërë organizimi.

Pulmologët bëjnë apel të furnizohen medikamente të cilat do të ndihmojnë në heqjen dorë nga pirja e duhanit dhe të bëhen skrining që të konfirmohet nëse ekziston dyshim për këtë sëmundje apo sëmundje të tjera.