Romelu Lukaku mund të suspendohet me tre ndeshje, për shkak të sjelljeve anti-sportive në ndeshjen ndaj Brighton.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ka treguar shenja agresiviteti në ndeshjen ndaj Brightonit, të zhvilluar të shtunën në “Old Trafford”.
Ai gjatë ndeshjes, kishte goditur me qëllim mbrojtësin Gaetan Bong, por që nuk u vërejt nga gjyqtari kryesor Swarbrick.
Por, kjo është parë nga kamerat dhe belgu rrezikon të dënohet me tre ndeshje.
Në rast të dënimit, Lukaku do të mungonte në dy ndeshje shumë të rëndësishme, ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit.