Një 17-vjeçare shqiptare, e cila jeton Greqi, ka denoncuar xhaxhain e saj për dhunë seksuale. Vajza i është drejtuar policisë së qytetit ku banonte, dhe ka treguar se prej shtatë vitesh me radhë është përdhunuar nga xhaxhai i saj.

Mediat greke shkruajnë se e mitura ka tentuar vetëvrasjen në vitin 2016 në kushtet e depresionit.

Në dosjen hetimore thuhet se 17-vjeçarja shqiptare është përdhunuar nga xhaxhai u saj që nga viti 2009 deri më 2016, në shtëpinë e tij në Canetto dhe në shtëpinë ku jetonte vajza, transmeton BW.

Ndaj të akuzuarit, Gjykaya ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj në polici, si dhe ia ka ndaluar daljen nga Greqia.

Gjithashtu ai është ndaluar të komunikojë me mbesën e tij, e cila e ka denoncuar për përdhunim, por ky i fundit ka mohuar akuzat, duke i cilësuar të pavërteta.