Përdorimi i flamurit shqiptarë ishte i ndaluar edhe gjatë një periudhe të Jugosllavisë komuniste dhe dënimet ishin mjaft të rrepta. Mirëpo një familje nga Prishtina në vitin 1968 çoi krushqit për ta marrë nusen me flamur kuq e zi. Kjo është hera e parë që dihet të ketë ndodhur një veprim i tillë në Kosovë.

49 vjet më vonë Ahmet Hyseni kujton se kjo ndodhi në një moment goxha delikat.

Ai ka shpjeguar edhe si ishe siguruar flamuri.

Kalimi i dasmorëve me flamur nga Xhamia e Llapit e përmes qytetit të Prishtinës ishte përhapur shpejt në mesin e qytetarëve. Shumë prej tyre dolën për të parë kolonën e krushqve derisa po kthehej nga Mramori.

70 vjeçari Ragip Fona që atë botë ishte dhëndri i asaj dasme ka pranuar se ngritja e flamurit në atë datë ishte vepër e madhe kombëtare.

Përdorimi i flamurit zyrtar u lejua tek më 1968 derisa njoftimi publik u bë edhe në gazetën ‘Rilindja’.