‘’U kontaktova nga Edi Rama dhe pas disa muajsh insistimi të tijin për tu bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, vendosa të pranoja’’ – me këtë fjali e nis ish zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës për 4 vjet dhe ish ministrja e Mbrojtjes e qeverisë ‘Rama 1’.

E ftuar në pasdite në ‘’Top Channel’’ Mimi Kodheli  ka rrëfyer më shumë rreth punës së saj. Ajo thotë se puna e 4 viteve si nënkryetare e Bashkisë e ka bërë krenare dhe e ka angazhuar më tej për të dhënë më të mirën . Ajo kujton se këto sakrifica në vitin 2001 i ka bërë me dëshirë edhe pse i ka kushtuar dhe i ka marrë shumë kohë nga familja. Lidhur me marrëdhënien e punës me Edi Ramën në Bashki dhe në Kryeministri, ajo thotë se kanë qenë dy marrëdhënie bashkëpunimi të ndryshme.

E pyetur mbi një moment të vështirë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ajo kujton aksidentin me pasojë vdekjen e dy pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar. Kodheli kujton se ai ka qenë një moment që nuk e ka përjetuar si titullarë e ministre, por si një nënë që për ta do të kishte bërë gjithçka t’ i rikthente në jetë. Mes të tjerash ajo rrëfen se pilotët e ndjerë i kishte takuar vetëm dy ditë pra se të ndodhte ngjarja e rëndë.