Policia e Maqedonisë ka arrestuar gjatë ditës së sotme foto-reporterin e “Indeksonline” nga Kosova, Blerim Uka si dhe kameramanin e “RTV21”, Ibrahim Mamuti.

Motivi i arrestimit nga forcat policore erdhi me arsyetimin se të njëjtit nuk përfillën rregulloren e gjykatës, mirëpo kjo u hodh poshtë nga Uka dhe Mamuti.

“Kemi hy në gjykatë me i marrë disa inserte. Sot ndodhi dicka ma ndryshe, policia dyshojë mos e kam xhiru gjykatësen”, thotë kameramani i RTV21.

Më poshtë, videon e plotë: