Silvio Berlusconi ka befasues të gjithë pasi ka rrëfyer se ishte i detyruar për të shitur Milanin te kinezët.

Ish-presidenti i Milanit e shiti klubin te biznesmeni kinez Yonghong Li në muajin prill, por rezultatet pothuajse fare nuk janë përmirësuar, përkundër faktit se Milan bleu plot 10 lojtarë të rinj, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Më ka shkaktuar dhimbje të madhe, por nuk mund të vazhdoja ashtu. Lojtarët kushtojnë shumë, edhe për t’i blerë edhe për t’ua paguar pagat. Një familje e vetme nuk e kishte më fuqinë shpenzuese për ta bërë një gjë të tillë çdo vit. Prandaj, u detyrova ta shes Milanin. E gjeta këtë zotërinë kinez që premtoi se do t’i shpenzonte 250 milionë euro për ta bërë të fortë ekipin” ka thënë Berlusconi në Canale 5.