12 nxënës janë përjashtuar nga shkolla, ndërsa 22 të tjerë janë dënuar, pas dy rrahjeve masive mes nxënësve shqiptarë dhe malazezë në qytetin e Tuzit, kanë njoftuar mediat malazeze.

Siç u raportua, incidentet kanë ndodhur më 17 dhe 18 tetor në gjimnazin “25 Maji”.

Drejtoresha e gjimnazit, Miliana Daboviq, tha se masat janë ndërmarrë në përputhje me rregulloret, duke pasur parasysh interesat e të gjithë nxënësve dhe të punësuarve në Gjimnaz, shkruan rtv21.tv

Në komunikatën për media, Daboviq ndër të tjera theksoi se administrata e Gjimnazit dhe të punësuarit do të ndërmarrin të gjitha masat, për të parandaluar incidentet e ngjashme në të ardhmen.

Në mesin e nxënësve po spekulohet se grindja filloi për shkak të arsimtares së gjuhës italiane.

Siç thuhet, nxënësit shqiptarë u ankuan për faktin se arsimtarja nuk flet shqip, gjë që nxiti grindjen dhe rrahjen me nxënësit malazezë.

Xhirimet e rrahjes mes nxënësve në Gjimnaz u publikuan në internet./21Media