E njëjta mund të thuhet edhe për LVV’në, e dënojnë arrestimin e deputetëve të tyre, kurse me AKR’në bëjnë koalicion në Prishtinë.

Lajmi i ditës sot ishte arrestimi nga policia e Kosovës e disa zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këta të fundit nuk ishin paraqitur në seancë gjyqësore, për t’u përgjigjur për dyshimet që rëndojnë mbi ta.

Sa herë që Kurti vihet nën pranga, e ai këtë kurrë nuk e bën në mënyrë të qetë, në vendin tonë shpërthejnë polemika të ashpra për dhe kundër arrestimit të tij. Dikush sot shkroi në FB se ndoshta Kurti është personi që është arrestuar më së shumti në vendin tonë. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhë rastësisht. Kurti i mirëpret të gjitha këto arrestime. Rritja e tij politike është e lidhur ngushtë me gjyqet e tij, me arrestimet e tij.

Deri këtu nuk ka asgjë të re. Skena të tilla shihen në vendin tonë që prej kohës kur Kurti ishte kthyer nga Serbia, pasluftës. Fillimisht si aktivist i shoqërisë civile, e më pas edhe si politikan, ai qëllimshëm kishte rënë në kundërshtim me ligjin. Kishte rezistuar sa herë që i është dhënë mundësia. Asnjëherë nuk ka shkuar vullnetarisht në gjykatë. Së paku jo në gjykatat e Kosovës. Arrestimi i tij nga policia e Serbisë në vitin 1999 nuk është zbardhur. Nuk dihet nëse e kishin arrestuar dhunshëm, apo ishte lajmëruar vullnetarisht në stacion policor, ose në gjykatë

Sido që të jëtë, reagimet e sotshme ishin më mbresëlënëse së të gjitha të tjerat në të shkuarën. Posacërisht reagimet që erdhën nga zyrtarët e lartë të AKR’së, sic është z. Rrahim Pacolli. Ai sot përmes një reagimi në FB e ka dënuar arrestimin e Kurtit nga policia, por ka harruar të tregojë që policia e cila e ka arrestuar Kurtin udhëhëhiqet nga Ministri i Brendshëm i kësaj partie, Flamur Sefa.

Pacolli Junior tashmë dihet botërisht që është arkitekti i marrëveshjes për koalicionin me Vetëvendosjen në Prishtinë. Raportet e tij me Shpend Ahmetin duken të janë në nivele të një miqësie të ngushtë.

Mbetet të shihet nëse arrestimet sikur ky i sotshmi do t’ua prishin muajin e mjaltit këtyre dy subjekteve.