Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të shmangë rënien (3:1) e skuadrës së Zidane në fushën e Tottenhamit. Një rezultat i rëndë, por Ronaldo nuk do të dëgjojë të flitet për krizë. Humbja me Girona-n, që ka dërguar Realin në 8 pikë larg Barcelonës kryesuese, dhe ajo kundër Tottenham, kanë alarmuar drejtuesit madrilenët. “Ne në krizë? Kurrë. Edhe nëse humbasim 4/5 ndeshje.

Njerëzit i harrojnë shumë shpejt gjërat e mira të bëra deri tani. Jam shumë i qetë, thjesht po kalojmë një moment negativ”, ka thënë Ronaldo. Ai e ka dhënë kontributin e tij në Champions, duke shënuar në çdo ndeshje të luajtur deri tani me 7 gola në total. Por rendimenti i tij në La Liga lë shumë për të dëshiruar, me CR7 që ka shënuar vetëm një gol në 6 ndeshje.