Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, deklaroi sot se lehtësia me të cilën u rrëzuan disa shtëpi të dielën në tërmet, në perëndim të vendit, tregon për praktikën e korruptuar në kohën kur janë ndërtuar.

Reuters shkruan se disa shtëpi, të cilat u shembën në tërmet, në të cilin të paktën 530 persona humbën jetën dhe një mijë u lënduan, janë ndërtuar sipas skemës për banim, të cilën në vitin  2011 e nisi pararendësi i Rohanit, Mahmud Ahmadinejad.