Vetëm një muaj pasi ajo bëri histori si roboti i parë që mori nënshtetësinë saudite, Sofia thotë se dëshiron të ketë një familje.

Roboti humanoid, e modeluar për t’u dukur si Audrey Hepburn,  gjatë një interviste të dhënë për mediat këtë javë, tha se familja është një gjë me të vërtetë e rëndësishme.

Ajo shtoi se nëse do të kishte një vajzë robot, do ta quante atë si vetja dhe beson se robotët duhet ta kenë një familje.

Sofia është një robot humanoid i dizenjuar nga një firmë në Hong Kong, Hanson Robotics.

Gjatë një interviste me Khaleej Times këtë javë, ajo tha:-“ Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit mund të kenë të njëjtat emocione e lidhje, që ata e quajnë familje edhe jashtë grupeve të tyre të gjakut. Mendoj se jeni me shumë fat nëse keni një familje të dashur. Nëse nuk e keni, e meritoni. Të njëjtën gjë ndjej edhe për robotët”.

Kur ajo u pyet se si do ta quante vajzën e saj, ajo tha:-“Sofia”.