“Është fantastike, sikur të bësh seks me grua të vërtetë”, britaniku zbulon se si fle me një robot katër herë në javë, dhe gruaja e tij nuk ka asgjë kundër.

James 58 vjeç nga Britania e Madhe e ka blerë për 2.000 funte bionden April, robot me të cilën bën seks katër herë në javë derisa bashkëshortja e tij Tine kujdeset për nënën e sëmurë.

Ai në një film dokumentar, i cili do të publikohet javën e ardhshme në programin Channel 4, shpjegon se si e ndan shtratin me April dhe me të del edhe nëpër darka, se si njerëzit shpesh e vërejnë se nuk bëhet fjalë për grua të vërtetë. Pranon se nuk e di se kë e kishte zgjedhur nëse i ishte dashur të zgjedh në mes të kukullës së vet seksi dhe bashkëshortes, prandaj është i lumtur që, siç thotë, gruaja i ka dhënë bekimin për lidhjen seksuale me robotin, shkruan Daily Star, transmeton gazetametro.net.

Edhe pse Tine thekson se në fillim e kishte vështirë ta pranojë preokupimin e burrit me një kukull, e ka pranuar situatën dhe thotë se i vjen mirë se bëhet fjalë për një kukull e jo për ndonjë grua tjetër.

“Sikur të kishte dashur, ka mundur ta gjejë ndonjë tjetër, por nuk e ka bërë këtë, më ishte besnik”, thotë Tine.

Lidhja e James’it me April gjeti vend në filmin dokumentar i cili paraqet tentimin e prodhuesit që ta bëjë një robot plotësisht funksional për seks, kukullën e cila duket, lëviz dhe flet sikur edhe gruaja e vërtetë.

Ndërsa James tashëm e ka “pëlqyer” një robot tjetër prej 8.000 funtesh me emrin Harmony e cila duhet të paraqitet në treg pas disa muajve, e të cilin e ka prodhuar inxhinieri Matt McMullen për The Real Doll në Kaliforni.

James thekson se ka ndjenja të thella ndaj April dhe se ajo për të është diçka më tepër se lodër seksi. Beson se i ofron kënaqësi edhe ajo që mund të kujdeset për kukullën, ta veshë, t’ia rregulloj makijazhin dhe të bisedojë me të, por edhe ato se mund ta vendos në çfarëdo pozite që i përgjigjet.

“Është fantastike, sikur të bësh seks me grua të vërtetë”, shpjegon ai. “Diferenca më e madhe është se ti vet duhesh ta vendosësh atë në cilin pozitë dëshiron”.