Robinho është dënuar me nëntë vjet burgim për sulm seksual ndaj një vajze shqiptare në Milano vite më parë.

Ish-ylli i Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet burgim për sulm seksual, raporton Sky Italia, transmeton Gazeta Express.

Robinho u shpall fajtor për sulmin seksual në vitin 2013 ndaj një femre 22-vjeçare shqiptare në një disko të Milanos.

Ndërsa sipas “Football Italia”, sulmi ka ndodhur më 22 janar 2013, kur braziliani kishte kaluar në Milan. Edhe pesë persona tjerë janë shpallur fajtor lidhur me rastin.

Robinho aktualisht luan për Atletico Mineiron në Brazil, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Real Madridit.