Veterani i Bayern Munich, Arjen Robben, ndien se e ardhmja e tij në gjigantin gjerman është e paqartë, gjersa futet në muajin e fundit të kontratës së tij me klubin.

Trajneri Jupp Hyenckes e ka lartësuar ndikimin e Robbenit në skuadër dhe së fundmi ka folur për mundësinë që 33-vjeçari të nënshkruajë marrëveshje të re në “Allianz Arena”, transmeton Express.

Megjithatë, holandezi ende nuk ka vendosur.

“E ardhmja ime është e paqartë. Pas këtij sezoni mund të përfundojë gjithçka për mua, mbase mund të provoj diçka të re apo të luaj tri vite tjera për Bayern. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Robben.