Profesori universitar Rizvan Sulejmani, në emisionin “Studio e hapur”, ka shtjelluar situatën e ndërrimit të pushteteve në Maqedoni. Ai ka thënë se për ta demoluar sistemin e vjetër, po ata që e krijuan ndërtuan një strategji se si të dilet nga situata.

“Ata ishin të vetëdijshëm se ishin shumë forca politike brenda kampit maqedonas që ishin komplet asimetrike. Ishte shumë e fuqishme VMRO-ja që LSDM-ja ta rrëzonte. Për ta demontuar këtë sistem duhej të krijohej një kontekst, të cilin nuk duhej ta krijonin maqedonasit, por shqiptarët. Në një kontekst të krijuar, të mund që eventualisht të ndryshohet situata.

Ndodhi gjumëçka, duke filluar nga vrasjet në Liqenin e Smillkovës, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, që krijuan kontekstin e ri, por prapë aty janë shqiptarët. Tash është krijuar një situatë tjetër, kur mbi parimin e demonizimit të VMRO-së si e keqja kryesore, arritën t’i hasmërojnë shqiptarët në atë nivel sa të revoltohen me të drejtë, që ata të jenë gjeneratorë të kontekstit”, ka thënë Sulejmani. /SHENJA/