Këngëtarja Rita Ora ka lënë të gjithë me gojën hapur derisa po pozon mbi tapetin e kuq të MTV EMA.

Veshja e saj sonte është mjaft e çuditshme, teksa këngëtarja prishtinase me famë ndërkombëtare është shfaqur mbi tapetin e kuq sikur të ketë dalë pak çaste më parë nga dushi.

Rita, e cila do të jetë edhe moderatorja e natës së ndarjes së çmimeve sonte,  po duket e veçantë, dhe ndoshta nga më të përfolurat momentalisht, derisa në tepihun e kuq po parakalojnë emra të ndryshëm të industrisë së muzikës.