Këngëtarja e famshme Rita Ora, momentalisht po e jeton një jetë prej beqareshe, pasi u ka dhënë fund lidhjeve paraprake si ajo me DJ Calvin Harris në vitin 2014 dhe pasi emri i saj u lakua për një lidhje të mundshme me Ronnie Woods, të birin e Tyrone të grupit Rolling Stones.

Mirëpo Rita Ora e thekson se një ditë, pasi të kenë kaluar edhe ca vjet, dëshiron që të rehatohet dhe tashmë ka ndërmarrë hapat e duhur për tu siguruar se do ketë edhe familje.

Duke folur për një emision të mëngjesit në Australi, Rita ka deklaruar po ashtu se i ka ngrirë vezët dhe se kurdo që vendos të ketë fëmijë, procesi të mos jetë i vështirë.

26 vjeçarja e ka shprehur dëshirën e saj për të nisur një familje gjatë një interviste, ku thotë se dëshiron që të jetë e martuar.

“Oh, dua që të kem fëmijë dhe dua që të martohem, dua që t’i bëj të gjitha këto”.

E pyetur nëse ajo është në lidhje me dikë për momentin nga intervistuesit në radio Kyle dhe Jackie O, ajo e ka mohuar kategorikisht të jetë e lidhur.