Ky vit është i Rita Orës

Këngëtarja kosovare ka shkëlqyer me disa pantallona ngjyrë portokalli derisa ka treguar të pasmet e saj seksi në koncertin “live” për Krishtlindje “Key 103”.

Rita shpesh sivjet është parë duke e reklamuar fizikun e saj në palestër por edhe në skenë.

Por, paraqitja e saj të enjten në mbrëmje, ka bërë që publiku të mahnitet me bukuroshen Rita Ora dhe të pasmet e saj bombastike, derisa ka vallëzuar nëpër skenë dhe ka kënduar aq bukur sa ka mahnitur të gjithë me talentin dhe vokalin e saj, shkruan GazetaExpress/

Këngëtarja po kalon në një formë sensacionale dhe ky është njëri prej koncerteve të saj të para pas problemit që pati me Jay Z.

Ritën pritet ta shohim edhe këtë të diel, ku është prezantuese e spektaklit të njohur MTV EMA, që mbahet të dielën. Në të njëjtin Rita është e nominuar në një kategori kurse këngëtarja tjetër, Dua Lipa është e nominuar në tri të këtilla.