Ajo e ka ndryshuar emrin e saj – dhe është bërë edhe më seksi.

Fotomodelja shqiptare nga Kosova, e rritur në Finlandë, Xhylije Nura, e njohur edhe si Xhuli, është rishfaqur në sytë e publikut, pas një mungese të gjatë.

Bukuroshja zeshkane ka realizuar disa fotografi të reja mjaft joshëse, që tregojnë se ajo është bërë edhe më seksi tani, falë ushtrimeve të rregullta trupore.

Përveç që është bërë edhe më seksi, ajo ka ndryshuar edhe emrin e saj së fundmi. Tashmë po paraqitet me një emër më modern: Juliana Nura.

Fotomodelja, që u bë e njohur për publikun në Kosovë vite më parë, pas publikimit të një videoje intime (origjinalitetin e së cilës ajo e ka mohuar), ka pozuar së fundmi para objektivit të aparatit të fotografit të famshëm Arton Humolli.

Fotografitë i ka publikuar vetë Humolli, në llogarinë e tij në Instagram – dhe ato janë vërtet fantastike.