Paulo Dybala i rikthehet dashurisë me Antonella Cavalierin.

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe bukuroshja argjentinase, Antonella Cavalierin, ishin ndarë verën e kaluar, duke i kaluar pushimet larg njëri-tjetrit.

Mirëpo mosmarrëveshjet janë sheshuar dhe tashmë të dy do të jetojnë në Torino.

Studentja 22-vjeçare është rikthyer në krahët e talentit argjentinas pikërisht me rastin 24-vjetorit të tij.

Me jetën private të stabilizuar, tashmë pritet një Dybala i rilindur edhe në fushën e blertë.

Një lajm i gëzueshëm për të gjithë ambientin bardhezi, ku presin me shumë gola sulmuesi, që deri më tani ka realizuar 12 gola, teksa ka dhuruar edhe dy asistime