Këngëtarja Greta Koçi është rikthyer në tregun muzikor me një këngë të re,e cila vjen me titullin “Përsëri”.

Më në formë se kurrë Koçi ka sjellë për ndjekësit e saj një klip mjaft vjeshtëror, ndërkohë që ajo duket në formë mjaft të mirë fizike. Greta i kishte munguar tregut me një produksion të ri. “Përsëri” ka ardhur si produksion i Genc Prelvukaj me tekst të Eni Koçit, motrës së Gretës.