Partitë në koalicionin qeverisës vazhdojnë të gjejnë forma të mundshme për mbijetesën e tyre si pjesë e të njëjtin koalicion, por gjithashtu edhe për t’i kënaqur të gjitha nevojat dhe interesat e tyre në pozita. Një gjë është e qartë tashmë, se Aleanca do të mbetet pjesë e koalicionit, por ALSAT mëson se së fundi në bisedimet mes partnerëve është hedhur edhe mundësia e një posti të ri, të një zv/kryeministri, që do t’i jepej partisë së Zijadin Selës. Po ashtu, kjo duket si forma më e qartë e LSDM-së dhe BDI-së për marrjen e postit të Shëndetësisë nga Aleanca. Si dikaster, Shëndetësia thuajse nuk ka gjasa të jetë as në dorë të BDI-së por vetëm se të LSDM-së e cila synon të zhvillojë mjaft reforma, duke qenë se kjo fushë është ndër më të mjerueshmet në vend./Alsat-M