Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” të Divjakës, ku nxënësit kanë protestuar për shkak se mësuesja e tyre është larguar pa te drejte nga puna.

Nxenesit dhe prinderit nuk e dëshirojnë mësuesen e re që e ka zevendesuar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar ngjarjen, duke publikuar videon e prindit të shqetësuar: “Revolta e fëmijëve! – shkruan Berisha në Fb. – Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital!”