Reperi amerikan është paraqitur pranë një kufome artificiale, e cila supozohet që identifikon Donald Trumpin. Në këtë formë e ka prezantuar albumi më të ri muzikor, reperi Snoop Dogg, i cili është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit aktual amerikan.

Këngëtari 45-vjeçar është fotografuar duke qëndruar në këmbë mbi “trupin” e një Trump me gishta të mbuluar nga një flamur amerikan. “Make America Crip Again” është emëruar albumi i Snopit, i cili përmban edhe një këngë me të njëjtin titull.