Kur flitet për legjendat e muzikës, puna e të cilëve vijon të fitojë çdo vit fansa të rinj, Eminem është një ndër ata që qëndrojnë në krye të listës. Këngëtari i “Slim Shady” konsiderohet si një ndër zërat më të fuqishëm të muzikës dhe godet sërish në shenjë, me “Recovery”. Këtë javë, albumi i tij është kthyer në “Billboard 200” në vendin e 160-të, një renditje shumë e respektuar për një album që ka plot shtatë vjet që ka dalë në treg, duke vendosur kështu një rekord historik. Sipas “Billboard”, kjo është java e 300-të që “Recovery” qëndron në renditje. Vetëm disa albume mund të qëndrojnë në klasifikim për disa javë, dhe jo më shumë se 100 dhe kjo është një gjë e rrallë. Albumi “The Eminem Show” është certifikuar si “Diamant” në SHBA, ndërsa “Perdes Call” është shtatë herë “Platinum”. “Recovery” është konfirmuar si tre herë “Platinum”