Real Madrid kërkon të përforcohet nga Manchester United.

Skuadra e Real Madrid, po punon që goditjen e radhës në tregun e transferimeve ta bëjë nga Premierliga, saktësisht nga skuadra e Manchester United.

Bëhet fjalë për sulmuesin Anthony Martial, francezi që po pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane. Sipas ‘DailyMirror’, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë deri në 90 milionë euro për Martialin.