Sampdoria e ka bërë të qartë se Lucas Torreira nuk do të largohet në janar.

Mediat kishin raportuar se Atletico Madridi ka arritur marrëveshje prej 40 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit uruguajan në “Wanda Metropolitano” gjatë janarit.

Këto spekulime i ka përgënjeshtruar avokati i ekipit italian, Antonio Romei, i cilia ka thënë se 21 vjeçari nuk shkon askund deri në fund të sezonit.

“Torreira është një thesar për Sampdoria-n, dhe do të jetë me ne deri në fund të sezonit”, ka theksuar Romei.

Torreira ka treguar paraqitje të mira për ekipin italian në këtë sezonë, dhe ka kontratë deri në vitin 2022 me ekipin nga “Luigi Ferraris”.