Pas vendimit për rikthimin e rastit “Monstra” nga fillimi, Avokati Naser Raufi për TV21 theksoi se pas avokatët mbrojtës do ta argumentojmë atë që e kanë thënë për 5 vite, se të akuzuarit janë të pafajshëm.
Raufi u shpreh i sigurt se të burgosurit do të lirohen nga akuzat.

Gjykata Supreme ka marrë vendimin që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore.

Për vrasjen tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva, si dhe për dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.