Nën akuzën se e kanë kryer vrasje të pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, gjashtë shqiptarët Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, ishin dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”. Por, tani Gjykata Supreme e Maqedonisë ka marrë vendim pas Prokuroria e Maqedonisë kishte kërkuar rigjykim.

Lidhur me këtë vendim të Gjykatës Supreme ka folur politologu Xhenur Iseni ka thënë për “Bota sot” se kjo dëshmon së është rast i montuar dhe se se gjatë këtij rigjykimi do të shpallën të pafajshëm.

“Vendimi i Supremes për Monstrën dëshmoi se ky rast ka qene kryekëput i montuar nga regjimi i kaluar. Nga gjashtë muaj nga qeveria e re, gjyqi u lirua nga kthetrat e Qeverise së kaluar dhe tani po frymon lirshëm dhe po merr vendimet e duhura, sidomos vendimi i fundit për Monstrën. Gjatë rigjykimit sigurt se të burgosurit do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen”, ka deklaruar ai.

Më tutje, ai mendon se në burg do të përfundojnë fajtorët e vërtet dhe se duhet të paditën gjyqtarët të cilët i kanë shpallur fajtor personat të pafajshëm.

“Që ky rast të përmbyllet duke i futur në burg fajtorët e vërtetë, ata persona që deri tani kanë qenë te burgosur pa asnjë faj, duhet ti padisin gjyqtarët që i kanë dënuar të njëjtit dhe këta të fundit të tregojnë pse i kanë dënuar pa faj, dhe nën dirigjenca të kujt janë dënuar. Ndryshe këta gjyqtar duhet të përfundojnë në burg”, ka përfunduar Iseni për “Bota sot”.

Ndryshe, rasti ‘Monstra’ kishte ndodhur në prill të vitit 2012, në vendin e quajtur Liqeni Smillkovës afër Shkupit, ndërsa gjashtë shqiptarët e dënuar ishin arrestuar në 1 maj të vitit njëjtë.