U dërgua me urgjencë në spital pasi dyshonte se ishte helmuar nga ushqimi, por në të vërtetë situata e tij ishte shumë herë më e rënë.

Maksud Khan, 35 vjeç, u dërgua në një spital në Madhya Pradesh të Indisë me dhimbje barku, por doktorët i gjetën në stomak 263 monedha dhe rreth 100 gozhda dhjetëra brisqe dhe sende të tjera.

Kirurgët nuk humbën kohë dhe reaguan menjëherë duke realizuar ndërhyrjen kirurgjikale duke hequr 7 kilogramë lëndë të huaj nga stomaku i pacientit.

“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët. Ndërkohë, të afërmit thanë se ai kishte rënë në depresion.

Mjekët u shprehën se operacioni është kryer në momentin e duhur pasi gozhdët kishin shkaktuar gjakderdhje dhe po ja vinin jetën seriozisht në rrezik 35-vjeçarit, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën.